S’ka kuorum për votimin e rezolutës për policinë

19 tetor 2023 | 14:26

Kuvendi i Kosovës dështoi të hidhte në votim një projektrezolutë që kërkon mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovë, për shkak të mungesës së kuorumit.

Votimi për këtë projektrezolutë u shty për ndonjë seancë tjetër.

Në seancën e jashtëzakonshme të 19 tetorit nuk pjesë deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr nga partitë opozitare. Edhe një tjetër seancë për këtë çështje ishte thirrur më 12 tetor, por edhe ajo dështoi të mbahej në mungesë të kuorumit, pasi deputetët e LV-së e bojkotuan atë.

Gjatë seancës, deputeti nga subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, tha se Policia e Kosovës është duke punuar në kushte të rënda dhe kjo sipas tij nuk duhet lejuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë janë rritur në…