S’ka kuorum, përfundon seanca e jashtëzakonshme

12 mars 2019 | 14:44

Në mungesë të kuorumit ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës ishte debati lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka votuar rezolutën përmes së cilës është kërkuar që Qeveria të ndalë praktikën e ndarjes së mjeteve pa kritere financiare si dhe është kërkuar nga Qeveria që brenda një jave të sjellë në Kuvend raportin për procedurat dhe mënyrën e shpenzimeve të mjeteve për shënimin e përvjetorit të pavarësisë 2018-2019 dhe shënimin e 550-vjetorit të Skënderbeut.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të martën se…