S’ka kuorum, përsëritet votimi për presidentin

03 prill 2021 | 21:08

Raundi i parë i votimit për presidentin e Kosovës, u përsërit, pasi vetëm 78 deputetë morën pjesë në votim për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Në votimin e parë duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Disa deputetët të LDK-së u panë duke mosvotuar, kur iu erdhi radha. Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu nuk kanë votuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur procesi i votimit të deputetëve të Kuvendit të…