S’ka lehtësime, këto janë masat kundër Covidit që Vitia i diskutojë me kryetarët e komunave

10 shtator 2021 | 14:49

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka diskutuar masat e reja me kryetarët e komunave në takimin e mbajtur  të premten.

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar se s’do të ketë lehtësime të masave për sektorin e gastronomisë dhe se ministri Vitia i ka informuar kryetarët se masat që do të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator do të vlejnë deri më 26 shtator.

“Ministri Vitia informoi kryetarët e komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator 2021. Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator. Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra. Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial. Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme. Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16-vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani. Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS-ja dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator. Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit”, ka njoftuar AKK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punonjësit në administratën shtetërore në Slloveni do të duhet të…