“S’ka lider më të mirë se Iliri” Banorët diskutojnë: Edhe Monika mund të ishte
Në këtë sezon të “Big Brother” banorët VIP janë vendosur herë pas here që të zgjedhin të preferuarin ose liderin e shtëpisë.
Lideri është një pjesë shumë e rëndësishme e lojës dhe këtë vit, ndryshe nga edicionet e tjera, roli i tij është shumë i fuqishëm dhe vendimtar.
Iliri është zgjedhur herë pas here si i preferuar dhe lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje së fundmi janë bërë edhe diskutime mbi liderin aktual, i cili është balerini i njohur. E për disa nga banorët ai duhet të vazhdojë të jetë i tillë.
Sipas Fifit, nuk ka lider më të mirë se sa Iliri, nuk mund të ketë.
“S’ka lider më të mirë se Iliri”/Banorët
Biseda e Fifit, Einxhel dhe Monikës:
Fifi: Nuk mundet me qenë lider më i mirë se ai (Iliri), askush
Einxhel: Pse?
Fifi: Unë mendoj ashtu
Monika: Edhe unë mendoj si ti
Einxhel: Unë mendoj se edhe Monika mund të ishte
Fifi: Po edhe Monika, por që..
Einxhel: Me këto të fundit
Monika: Nuk është ashtu si e keni parë
Einxhel: Ne nuk kemi parë asgjë, por e kisha për mbrëmë që ishte situata ashtu. Më erdhi shumë inat që ishte kështu situata, se kisha menduar se kur të futeshim do ishin alegro, jo prej nesh. Por gjithmonë kur mbaron live
Monika: Gocat mirë do kenë qenë
Fifi: Unë isha e fikur fare. A di si ke hy ti te dhoma?
Monika: Nuk mbaj mënd gjë
Fifi: Ke qenë e preme komplet.