S’ka më shumicë në Kuvend, Gashi: Osmani duhet ta thërras Kurtin e t’i kërkojë të hap rrugë
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se më Kuvendi i Kosovës nuk funksionon ngase nuk ka shumicë parlamentare: ndërsa shtoi se problem i madh do të bëhet nëse nuk miratohet buxheti për vitin 2025 në fund të dhjetorit të këtij viti.
Në këtë situatë, tha Gashi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të thërrasë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt, dhe t’i kërkojë këtij të fundit të hapë rrugë për zgjedhje të parakohshme.]
“Ky s’ka mujt as deputetë e vet me i mbajt, i ka humb 10 deputetë. Disa s’kanë mujt me pranu diktat, disa s’e kanë gjetë veten, disa tjerë kanë qenë pjesë e një lëvizje përgjithshme… Sot nuk ka shumicë qeverisëse, kuvendi qe muaj nuk mban seancë, që nuk kalon vendim. Dhe, shumica e ashtuquajtur parlamentare, tash s’ka, nuk e ka sa guximin me thirrë me thanë hajt e shohim çka po bëjmë”, tha Gashi në “Paparaci”.
“Presidentja po të kallxohej më proaktive do të duhej t’i thërriste partitë parlamentare e me pyet ‘a ka shumicë kuvendi, a jo?’. Do të duhej të konsultohej me kryeministrit: a ke shumicë për me qeverisë? Nëse s’ke jepi rrugë vendin. Sepse do të ndodh një problem shumë shpesh, buxheti i vendit duhet të aprovohet deri në dhjetor. A i ka votat? Deri më 22 dhjetor duhet buxheti. Nëse nuk aprovohet buxheti, tre muajt e parë të vitit të ardhshëm duhet të vendoset 1/12 e buxhetit paraprak”, tha ai.