S’ka më targa KS në Kosovë përpos RKS
Drejtoria për Regjistrimin e Automjeteve përmes një shkrese i ka njoftuar të gjitha degët e saj se nga sot i ka skaduar afati vendimit me numër 829\2019, dhe ka hy në fuqi ligji i cili ndalon regjistrimin e veturave dhe mjeteve motorike me targat KS. Nga sot e tutje të gjitha targat KS duhet gjatë regjistrimit të veturës të ndërrohen me targat RKS.
Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet: “Andaj gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas proceduarve për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012\2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”
Njoftimi i plotë i vendimit:
Qytetarët e Kosovës që nga sot datë 17.09.2020 referuar vendimit Nr.855/2020, për shfuqizimin e udhëzimit Administrativ nr.02\2018 për Regjistrimin e Mjeteve me targa KS, vendimit nr. 829/2019 të datës 17.09.2019, për lirimin nga taksat për regjistrimin e mjeteve me targa RKS dhe KS, për pronarët e mjeteve që posedojnë targa të ish-RFJ-së, apo të ngjashme, pas datës 10 qershor 1999 deri më 14 shtator 2016, që i ka skaduar afati më datë 15.09.2020, ju njoftojmë si në vijim.
Përfundojnë të gjitha procedurat e regjistrimit të mjeteve me targa KS që janë aplikuar nga viti 2011, bazuar në Marrëveshjen për lëvizjen e lirë të vitit 2011 dhe Aranzhimet për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes së 14 shtatorit 2016.
Andaj gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas proceduarve për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012\2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave. Kështu thuhet në vendimin e drejtores së Drejtorisë së Regjistrimit të Automjeteve.
Redaksia “Epoka e re” /S.Z/