S’ka menaxhim të pandemisë, po shohim arrogancë dhe përbuzje
27 gusht 2021
| 12:24
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me pandeminë në vendin tonë.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se nuk po shihet nga institucionet e vendit përpjekje për menaxhim të pandemisë.
“Të jemi të qartë, nuk po shohim as përpjekje për menaxhim të pandemisë. Po shohim indiferencë dhe arrogancë. Indiferencë dhe përbuzje ndaj personelit mjekësor, indiferencë dhe përbuzje ndaj qytetarëve. Arrogancë”, ka shkruar Çitaku.
Dje nga 12 618 testime, 2 541 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 14 raste të vdekjes.