S’ka pajtueshmëri që buxheti i shtetit të miratohet të premten
20 dhjetor 2017
| 16:17
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se nuk kanë rënë dakord me opozitën që Projektligji për buxhetin e vitit 2018 të shqyrtohen të premten në lexim të dytë.
“Nuk patëm vendimmarrje, pasi pozita kërkonte që të mbahej seanca të premten, ndërsa opozita nuk ishte e pajtimit që të shkohej me shmangie nga rregullorja. Dhe pastaj unë mora vendimin që të respektohej rregullorja”, ka deklaruar Veseli.