S’ka përplasje ShBA – BE për reciprocitetin

05 prill 2020 | 08:30

Kundërshtimi amerikan për vendosjen e masës së reciprocitetit ka për qëllim vetëm arritjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që dy vendet mos ta penalizojnë njëra-tjetrën.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, ka thënë se kërkesa e ShBA-së për heqjen e çdo lloj mase ka të bëjë me arritjen e paqes. “Synimi i Trumpit është qëllimi ekonomik. Interesi kryesor në këtë situatë është që palët mos ta penalizojnë njëra-tjetrën dhe këtë e ka bërë të qartë ambasadori Grenell. Në anën tjetër, BE-ja është e fokusuar në çështjet ekonomike dhe politike. Ka zëra të veçantë nga Gjermania, e cila, duke qenë kundërshtar e madhe e mosprekjes së kufijve, synon që Kosova dhe Serbia të arrijnë paqe”, ka thënë Qorrolli.

Ai, po ashtu, ka bërë me dije se nuk ekzistojnë përplasje ndërmjet ShBA-së dhe BE-së lidhur me këtë çështje. “Bashkimi Evropian funksion një trup për shtetet e mëdha si Gjermania, Franca dhe Italia që kanë interesa të caktuara rajonale dhe nuk duhet të lexohet si një përplasje midis këtyre superfuqive si tregu më i madh ekonomik në botë ShBA-ja dhe në anën tjetër aleati ynë më i madh BE-ja”, ka treguar Qorrolli.

Ai ka deklaruar se qëllimi i ShBA-së ishte heqja e taksës dhe e reciprocitetit, sepse në këtë mënyrë do të mund të krijohet një paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Kjo ka qenë një politikë e paralajmëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili në fushatën e tij paraelektorale kishte paralajmëruar që në momentin që do të vijë në qeveri taksa do të zëvendësohet me reciprocitet . Pas rritjes së presionit të madh të aleatëve tanë perëndimorë do të duhej që kjo taksë të zëvendësohej me një masë tjetër e që është reciprociteti. Reciprociteti nënkupton kundër masat e lejuara. Nëse Serbia sillet në mënyrë të pandershme, Kosova i zbaton të njëjtat masa kundrejt asaj. Ky ka qenë premtim elektoral i kryeministrit në detyrë Kurti, ku me këtë rast u krijua përplasje me partnerin e koalicionit LDK dhe me kërkesën e ShBA-së të hiqet taksa dhe reciprociteti në mënyrë që të mos ketë pengesa tregtare mes dy shteteve që kanë synim arritjen e një paqeje të përhershme. Ky është një reciprocitet tregtar, që nëse Serbia nuk i pranon mallrat e Kosovës për eksport, Kosova do ti përgjigjet me të njëjtën monedhë” ka theksuar Qorrolli.

Ditë më Qeveria e Kosovës mori vendim për heqjen e plotë të tarifës 100 % ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnjë-Hercegovina, e që zëvendësoi atë me reciprocitet ndaj Serbisë. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka raportuar sot edhe 76 vdekje nga koronavirusi (COVID-19).…