S’ka përsëritje të zgjedhjeve në Vlorë, refuzohen ankesat e PD-së dhe LSI-së

01 qershor 2021 | 13:08

Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar padinë e bërë nga Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) për qarkun e Vlorës.

Në përfundim Kolegji ka vendosur t’i rrëzojë paditë e PD-së dhe LSI-së për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun Vlorë.

Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor ka filluar punën e tij një ditë më parë, ku ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD-së dhe LSI-së për qarkun e Gjirokastrës.

Pas Gjirokastrës, në Kolegjin Zgjedhor mbeten për tu shqyrtuar edhe 8 qarqe të tjera që janë rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

KAS-ja ka përfunduar maratonën rreth njëmujore të ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

PD-ja ka kërkuar që KAS-ja të shpallë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 9 qarqe të Shqipërisë: Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë, por pretendimet për manipulime votash janë rrëzuar dhe vendimi i takon Kolegjit Zgjedhor për të shpallur verdiktin përfundimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas instalimit të gypit kryesor të ujësjellësit vitin e kaluar,…