S’ka pritje as kolona automjetesh në pikat kufitare me Serbinë

08 gusht 2021 | 20:08

Krahasuar me ditët e kaluara, përfshirë edhe ditën e djeshme (e shtunë), ka rënë dukshëm fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Sipas raportit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (të orës 18:18), në dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, në hyrje dhe daje nga Kosova nuk pritet më gjatë se 10-15 minuta.

Ndërsa, në Jarinje, për të hyrë në Kosovë udhëtarët po presin deri në 25 minuta.

Pritje më të gjata pasditen e sotme janë regjistruar në Vërmicë, si pasojë e kthimit të turistëve nga bregdeti shqiptar, ku për të hyrë në Kosovë, po pritet deri në 35 minuta.

Në pikë-kalimet e tjera të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje të gjata.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji korrik i këtij viti është përmbyllur me performancë rekorde…