S’ka rivotim në Zhelinë, komuna i mbetet Lëvizjes Besa
Gjykata Administrative pranoi padinë e Lëvizjes Besa, e cila paditi vendimin e KSHZ për rivotim ne vendvotimin 2107 ne Zheline.
Gjykata Administrative vendosi ne favor te paditësit Lëvizjes Besa dhe konfirmoi rezultatin zgjedhor paraprak ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu.
Gjatë seancës, në Gjykatën Administrative, palët elaboruan qëndrimet e tyre ku ata të Lëvizjes Besa mbrojtën tezën e tyre se personi që ka votuar me kartë identiteti të skaduar në këtë vendvotim ka pasur të drejtën e votës, sepse me ligjin në fuqi për zgjatjen e afatit të dokumenteve, atij i është mundësuar e drejta e votës.
Ndërsa ata BDI-së, nga ana tjetër, mbrojtën tezën se në këtë rast, personi në fjalë ka votuar me letërnjoftim të skaduar duke e bërë këtë votë të pavlefshme.
Gjithsesi në fund të seancës Gjykata Administrative ka hedhur poshtë pretendimet e Bashkimit Demokratik për Integrim.