S’ka rrugë që na bën bashkë me Vetëvendosjen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë nuk beson që partia që ai e drejton dhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit do të mund të bëjnë ndonjë koalicion pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Për Krasniqin ndasitë mes këtyre dy subjekteve janë të mëdha.
Në Infokus ai ka deklaruar se në çfarëdo rrethane nuk mund ta besojë se mund të ndodhë një koalicion mes PDK-së dhe LV-së.
“E kam të pamundur me pa rrugë që na bën bashkë me Vetëvendosjen. Kjo është përgjigjja ime. Si mund të bëhemi bashkë, si dy parti të cilat kanë aq shumë dallime, edhe për të kaluarën, mirëpo sidomos për të ardhmen, që ideologjikisht qëndrojmë komplet ndryshe prej njëra tjetrës në temat e rëndësishme, duke përfshirë ekonominë. Unë nuk kam shancë me besu që ne mundemi me u marrë vesh, se s’kemi se si me u marrë vesh. Sepse në qeveri, asnjëherë nuk kemi me hy për hirë të pushtetit. Këtë po dua që t’ua bëjë të qartë. Kemi me hy për hirë që me kry punë për këtë vend”, ka theksuar Krasniqi.