![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/777.webp)
S’ka rrymë, nuk punon kamera në një qendër votimi në Malishevë
09 shkurt 2025
| 08:34
Në qendrën më të madhe të votimit në Malishevë, Gjimnazin “Hamdi Berisha”, votimi ka filluar me kohë në orën 07:00.
Mirëpo, votimi atje ka filluar pa vëzhgimin e kamerave, për arsye se në klasën ku është duke u zhvilluar procesi zgjedhor, nuk ka rrymë, aty ka vetëm drita dhe kamerat ende nuk janë instaluar.
Menaxheri i qendrës, Izet Hoti, ka thënë se problemi qëndron te mungesa e kabllove vazhduese, të cilat, sipas tij, nuk kanë ardhur ende.
Në lidhje me këtë, nga KQZ kanë thënë që sigurimi i këtyre kabllove për shkollat nuk është në kompetencën e tyre.