S’ka si Kosova, mposhti Malin e Zi
14 tetor 2019
| 22:35
Përfaqësuesja e Kosovës e vazhdon sigurt rrugën drejtë kualifikimit në Kampionatin Evropian, pasi e mposhti sonte me lojë dhe rezultat Malin e Zi (2-0), në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dominimi i “Dardanëve” ishte nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, kurse golat e tri pikëve të reja i shënuan Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi në pjesën e parë. Dominimi ishte edhe në pjesën e dytë nga “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes, por fati nuk ishte në anën e tyre për të shënuar golin e tretë.
Pas kësaj fitore, Kosova ka grumbulluar 11 pikë, kurse Mali i Zi mbetet me 3 pikë dhe zë vendin e fundit.
/Epoka e re/