S’ka zebra e as mbikalim, rruga e gjerë kalohet trup (video)

10 mars 2024 | 16:09

Në mungesë të ndonjë opsioni tjetër, qytetarët e trupojnë rrugën nacionale Veternik-Prishtinë, duke kaluar barrierat e udhës, tash e sa vite.

Rreziku, siç thonë vetë ata është i përhershëm, duke këmbëngulur se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Numri i kalimtarëve shumëfishohet me udhëtarë të autobusëve që këtu vijnë gati çdo dhjetë minuta, duke e imponuar edhe ndalimin e qarkullimit, të makinave, për disa çaste, raporton Klan Kosova.

Në fakt, këtu, qe më shumë se 5 muaj ka filluar ndërtimi i një mbikalimi, të cilit i kanë përfunduar veç muret e betonit. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës projekti është duke u zhvilluar sipas metodologjisë dhe specifikimeve teknike.

“Pjesë e këtij projekti është konstruksioni i çelikut i cili është duke u punuar në punëtorin e kontraktorit dhe se ky konstruksion shumë shpejt do të montohet në pjesën e mureve të betonit të përfunduar, gjithashtu jemi ne pritje të përfundimit të procedurave rreth disa korigjimeve në projekt dhe se planifikohet qe projekti të përfundoi sipas planit dinamik të kontratës.” thuhet në përgjigjen e MMPHI-së për emisionin “Ju flet Prishtina”.

Mbikalimi, sipas ministrisë, pritet të jetë gati në maj të këtij viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur vendosmërinë e Evropës për…