Skadon afati për ushtarët ukrainas në Mariupol. Rusia: Do të eleminohen të gjithë!

17 prill 2022 | 19:33

Ukrainë- Ka skaduar ultimatumi i dhënë nga Rusia për ushtarët ukrainas në Mariupol.

Ka reaguar ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Sipas mediave të huaja autoritetet ruse kanë paralajmëruar vrasjen e ushtarëve që vijojnë të luftojnë dhe të bëjnë rezistencë në qytetin e rrethuar në jugperëndim të Ukrainës, Mariupol.

Ndër të tjera ministria në deklaratën e saj ka thënë se ushtarëve ukrainas të rrethuar në një fabrikë gjigante çeliku në qytet u është kërkuar të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe të dorëzohen për të shpëtuar jetën e tyre.

Ministria pohoi gjithashtu edhe se sipas ushtarëve ukrainas që ishin dorëzuar më parë “ka deri në 400 mercenarë të huaj që iu bashkuan forcave ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut, duke përfshirë, tha, evropianë dhe kanadezë.

“Në rast të rezistencës së mëtejshme, të gjithë ata do të eliminohen,” tha ai.

Ministria e Mbrojtjes pretendoi se dhjetëra objekte ushtarake në Ukrainën lindore ishin shkatërruar në sulmet e fundit ruse. Këto përfshijnë depo karburanti dhe municionesh, tha ministria, rreth Severodonetsk, Kremmina dhe qytete të tjera në rajonet Luhansk dhe Donetsk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lyudmila Makey – gazetare nga Ukraina, është e para që…