S’kalon pa koment në komision fotografia e Hysen Durmishit me pëllumba në Milano

27 shkurt 2024 | 12:33

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka kërkuar që raporti i auditimit për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, t’i dërgohet Kuvendit, meqë as ministri Liburn Aliu e as zëvendësministri Hysen Durmishi, nuk kanë shkuar për raportim në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Beqa ka thënë se asnjëri nga ta nuk kanë pasur ndonjë agjendë, derisa ka përmendur edhe udhëtimin e Durmishit në Itali dhe foton që kishte publikuar.

Ai i është drejtuar deputetëve të LV-ssë në këtë komision, duke u thënë që mos ta mbrojnë “hajninë”.

“Nuk ju bën mirë as ju, as qeverisë, por as demokracisë, e as qytetarëve me mbrojtë hajninë. Aq më shumë me fshehur apo me arsyetuar dikë që nuk vjen këtu për ta mbrojtur raportin. Ne kemi pa që nuk kanë pas naj agjendë, as ministri as zëvendësministri. E kemi pa Durmishin atje, ishte shkuar me do pëllumba, në Itali a ku ke… Po kërkoj nga ju me kanë të sinqertë, mos me kanë zëdhënës të qeverisë. Kërkesa jem është me qit raportin në votim edhe me çu në seancë”, ka thënë Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi nga vendit është kryearsyeja se pse në Kosovë ditë…