S’kalon rezoluta e propozuar nga AAK-ja për sigurinë
Një rezolutë e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit s’ka gjetur përkrahje nga deputetët e Kuvendit.
75 deputetë kanë marrë pjesë në votim, prej tyre 25 kanë qenë pro dhe 50 kanë abstenuar.
Debati për këtë rezolutë është bërë në një nga seancat e mëparshme të Kuvendit.
Kjo është rezoluta që ka propozuar AAK-ja:
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet të parë çështjet që ndërlidhen me siguri
Të miratohet dhe procesohet sa më shpejt në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Kosovës
Ruajtja e Partneritetit Strategjik me ShBA në raport me forcimin e FSK-së
Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;
Mbështetja e plotë për Fondin e Sigurisë
Krijimi i tri kushteve normale për policët:
Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të pagave
Sigurimi shëndetësor për policët e Kosovës
Procedimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm
Mbështetja e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.