S’kalon rezoluta kundër sulmeve ndaj integritetit seksual propozuar nga Kica-Xhelili
10 nëntor 2022
| 14:10
Nuk ka kaluar projektrezoluta e propozuar nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, kundër sulmeve ndaj integritetit seksual.
Kjo rezolutë e cila është mbështetur nga opozita, por jo edhe nga pozita, ka marrë 26 vota për, një kundër, ndërkohë 34 kanë abstenuar.