S’kam pasë virus, dyshoj që sot e mora këtu

14 maj 2021 | 14:52

Tek salla “1 Tetori” në Prishtinë u shkaktua tollovi në mëngjesin e sotëm nga të moshuarit që dëshironin të vaksinoheshin kundër Covid-19.

Një i moshuar, i cili nga ora 08:00 është paraqitur te “1 Tetori”, thotë se s’ka qenë kurrë i infektuar veçse dyshon se nga tollovia e shkaktuar sot të jetë infektuar.

Ragip Krasniqi thotë se për ta marrë vaksinën ishin mbi 500 persona.

“Prej orës 08:00 ka qenë tollovi e madhe, kanë qenë rreth 500 persona. Ka ardh policia dhe i ka shpërnda njerëzit nga tollovia që u bë.

Numrin për vaksinim e kam marrë në orën 08:30 por ende nuk e di se kur do të vaksinohem. S’kam pasë kurrë virus mbase sot e kam marrë prej tollovisë këtu”, ka thënë ai.

I moshuari tha se Ministria e Shëndetësisë do të duhej të bënte një organizim më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naura, ishull i vogël i cili ndodhet në Oqeanin Paqësor…