Skandal në Britani: Qeveria pagoi 16 milionë paund për ‘kite’ që nuk funksionojnë
Qeveria britanike kërkon rimbursim pasi pagoi 16 milionë paund për komplete kitesh, testimi për antitrupat që nuk funksionuan. Downing Street pagoi shumën për kitet nga dy ndërmarrje kineze, edhe pse efikasiteti i tyre nuk ishte provuar dhe garantuar.
New York Times publikon dy emrat e kompanive: Alltest Biotech dhe Wondfo Biotech. Por përfaqësuesit e kompanive thonë se produktet e tyre plotësojnë të gjitha standardet e BE.
Zyrta e Jashtme britanike ka dërguar ekspertë në Kinë për tu siguruar si dhe për të ekzaminuar më tej produktet. Një zëdhënës nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Britani tha që testet ishin blerë në “bazë të vëllimeve minimale fillestare” dhe se testet që nuk funksionuan do të numërohen dhe kostoja do duhet të rimburohet nga kompanitë.
Për dallim nga testet e antigjenit, të cilat përcaktojnë nëse një person ka qenë apo jo me Covid-19, testet e antitrupave janë në gjendje të zbulojnë nëse një person ka pasur koronavirus më parë dhe mund të jetë shëruar. Testet bëhen duke marrë gjakun e një personi për të parë antitrupat dhe sa imun mund të jetë ndaj virusit të ri.
Pak ditë më parë një tjetër skandal u publikua në mediat britanike. Shkencëtarët kishin paralajmëruar duke kërkuar që masat e izolimit të merreshin që me datë 10 mars, por sipas tyre qeveria lejoi qëllimisht njerëzit të infektoheshin, duke testuar në strategjinë e ‘Herd Immunity’, që nuk rezultoi me sukses.
Tani Britania numëron 108,692 të infektuar, 14,576 viktima, +847 vetëm në 24 orë. 1,559 janë në gjendje kritike.