Skandal në Evropianin e Mundjes, presidenti i Federatës ruse e shtynë mundësin e Shqipërisë

10 prill 2025 | 16:21

Një skandal ka ndodhur gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesve në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë.

Presidenti i Federatës ruse dhe njëherësh zëvendëspresidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka pasur një mllef të madh ndaj mundësit rus Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Sipas Komitetit Olimpik Shqiptar, para se t’i vendoste medaljen, Mamiashvili e ka quajtur përfaqësuesin rus të Shqipërisë “tradhtar”, ndërsa ia ka vendosur në mënyrë arrogante dhe me forcë medaljen në qafë.

Në fund, i ka shtrënguar me forcë të dyja duart, shoqëruar me një buzëqeshje ironike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Emmanuel Macron thotë se Franca mund të njohë shtetin…