Skandal në Gjermani, të moshuarit e azilit vaksinohen me short
Një lotari e vërtetë për të vendosur se kush duhet të vaksinohet. Disa shtëpi të moshuarish në Gjermani, kanë vendosur të adresojnë mungesën e dozave, duke shkaktuar kritika në opinionin publik.
Alarmi u ngrit nga ish-Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, Lutz Stoppe, i cili tregoi historinë e nënës së tij 88-vjeçare, e cila “jeton në një shtëpi të moshuarish në Frankfurt”. “Të përshkruash ndjenjat e mia, – thotë ai, – është e ndaluar nga etika”.
“Vaksinimi kundër Covid ka filluar këtë javë, – thotë Stoppe. – Dozat nuk janë të mjaftueshme, tani do të vendoset me short kush mund të vaksinohet i pari”.
Një akuzë shumë e drejtpërdrejtë që ndezi qendrën e komenteve në mediat sociale, nga e cila doli se ajo e shtëpisë së të moshuarve në të cilën është vendosur nëna e tij, nuk është rasti i vetëm.
“Shtëpi të moshuarish në Bavari, – shkruan një përdorues. – Rreth 30 të moshuar qëndrojnë së bashku në një dhomë dhe presin për informacion se kush do të vaksinohet dhe kur. Përzgjedhja duhet të nisë nga mbiemri, por nga germa M e tutje nuk ka më vaksinë”, raporton Tgcom.
Mes postimeve kritikuese, është gjithashtu ai i presidentit të Komisionit Shëndetësor të Bundestagut Erwin Ruddel, i cili hedh akuza më të ashpra: “Në ambiente të tjera, administrohet në mënyrë arbitrare nga ekipe vaksinimi për njerëzit që nuk bien në parametrat e prioritetit. Vendet duhet të jenë në lartësinë e përgjegjësive të tyre”, – thotë ai.