Skandal në Sarandë, pronari i picerisë i ngacmon të dashurën dhe i sulet me thikë turistit (Video)
08 korrik 2021
| 23:53
Një konflikt banal ka ndodhur të mërkurën në darkë në Sarandë, i cili mund të kishte përfunduar me një fund tragjik, nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë.
Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.
Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë.
Siç mund ta shihni në këtë video të publikuar nga Balkan Web, pronari i picerisë me një thikë në dorë i sulet turistit, por ndalet nga persona të tjerë, ndërkohë që dëgjohen të shara e ulërima./BW
https://www.youtube.com/watch?v=-0VwmIjHrcY