Skandal në Speciale: Njeriu i shërbimit sekret serb bashkëpunoi me ZPS-në, dërgoi dëshmitar të rrejshëm kundër Thaçit dhe Veselit

24 nëntor 2022 | 15:01

Një dëshmitar ka dhënë deklarata të rrejshme në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se ata ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Më pas, ky person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka tërhequr deklaratat e tij, duke pohuar se ishte nxitur nga një person tjetër që të gënjente.

Dëshmitari që kishte dhënë deklarata të rrejshme, si dhe personi që e kishte nxitur për t’i dhënë ato deklarata, del se kishin lidhje me shërbimin sekret serb.

Ky është zbulimi shokues ka bërë ekipi mbrojtës i Kadri Veselit të paraqes një parashtresë, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (Gjykatën Speciale).

Personi që kishte nxitur këtë dëshmitar të trillonte, të cilin mbrojtja e quan “informator”, sipas shkresës, kishte pasur kontakte të rregullta dhe direkte me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe me prokurorin e specializuar.

“Në tetor 2022, një dëshmitar u paraqit për të pretenduar se z. Veseli dhe z. Thaçi ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve që ishin në qendër të rastit Gucati dhe Haradinaj pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. (Redaktuar) këtë vit, dëshmitari tërhoqi pretendimet e tij dhe pohoi se jo vetëm që kishte gënjyer, por që edhe ishte nxitur të gënjente nga një informator – i cili (i) kishte qenë në kontakt të rregullt me Zyrën e Prokurorit të Specializuar; (ii) duket se ishte pika e tyre e kontaktit për një numër dëshmitarësh në gjykim, dhe (iii) pohon se ka pasur kontakte të rregullta dhe direkte me Prokurorin e Specializuar”, është thënë në shkresën e nënshkruar nga avokatit i Veselit, Ben Emmerson.

Në seancën e 15-të statusore, të mbajtur më 4 nëntor 2022, mbrojtja ka thënë se ka adresuar zbulimin e transkriptit të intervistës së (pjesë e redaktuar në shkresë) që shpërfaq se ai rrejshëm ka implikuar Thaçin dhe Veselin në rastin Gucati, sipas instruksioneve të (pjesë e redaktuar), dhe që të dy këta persona kanë lidhje me shërbimin sekret serb, ndërsa që (pjesë e redaktuar) po ashtu del se ka vepruar si ndërmjetësues i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Më (redaktuar), (redaktuar) tërhoqi deklaratën e tij të mëparshme, duke rrëfyer se ai ishte ushqyer me informata nga një person i quajtur (redaktuar) i cili bashkëpunon ngushtë si me inteligjencën serbe ashtu edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, është thënë në shkresën e avokatit Ben Emmerson.

Po ashtu, mbrojtja ka zbuluar se si ky person, në një moment gjatë intervistës, kishte përshkruar takimin e tij me zyrtarë të ndryshëm serbë në Beograd.

“Transkripti e bën të qartë se (redaktuar) ka një marrëdhënie me Shërbimin Sekret Serb. Në një moment të intervistës, ai informoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar rreth planeve të tij për të udhëtuar në Beograd (redaktuar) ku do ta takonte burimin e tij (redaktuar), në mënyrë që të ishte në gjendje të siguronte më shumë përgjigje për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Më (redaktuar), (redaktuar) ka dhënë intervistën e dytë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (redaktuar), për të rrëfyer se atij i ishte thënë se çfarë të thoshte (redaktuar) në deklaratën e tij nga një njeri (redaktuar), i cili i ishte prezantuar dëshmitarit si (redaktuar). Intervistuesi kryesor në këtë rast ishte prokurori i lartë (redaktuar). (Redaktuar) ka pohuar se (redaktuar) (redaktuar) te Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe që (redaktuar) – me të cilin (redaktuar) ka një lidhje të fortë – ishte i vetëdijshëm për fabrikimin. Ai sqaroi që Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte nevojë për më shumë fakte që t’i mbante të burgosur të akuzuarit”, është thënë në shpresën e avokatit të Veselit.

Më tutje, ky dëshmitar kishte gënjyer se Thaçi dhe Veseli kishin paguar zyrtarët serbë për t’i marrë dokumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që kishin rrjedhur në publik.

Duke iu referuar intervistës së dëshmitarit të rrejshëm, mbrojtja ka thënë se ai kishte deklaruar të ketë pasur madje edhe një kontratë të shkruar, e cila do ta vërtetonte tregimin e tij, dhe se posedonte screenshots të mesazheve dhe thirrjeve ndërmjet tij dhe dikujt – emri i të cilit është i redaktuar në shkresë.

Mbrojtja e Veselit, për më tepër, ka përmendur një rrjet të dëshmitarëve të dërguar në Gjykatën Speciale nga një individ.

“(Redaktuar) del të jetë qendra e një rrjeti të dëshmitarëve të cilët ai i kishte ofruar direkt ose indirekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mbrojtja ka të dhëna për 15 kontakte që (redaktuar) ka pasur me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilat datojnë prej (redaktuar) 2017. Sipas vlerësimit të mbrojtjes, (redaktuar) ka ngritur pretendime dhe ka dhënë komente për më shumë se 60 individë gjatë bisedave të tij me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në mënyrë rutinore, ai ka ofruar ose pretenduar ta vë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në kontakt me persona relevantë për hetimet”, është thënë në shkresën e mbrojtjes së Veselit.

Mbrojtja e Veselit ka alarmuar se ky skandal i zbuluar,  ku një ndërmjetësues i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i lidhur me shërbimin sekret serb, ka udhëzuar një dëshmitar që të gënjejë, në deklaratat e të cilit Prokuroria e Specializuar është mbështetur dhe i ka përsëritur publikisht në dëm të të akuzuarve, është katastrofike për integritetin e rastit të Prokurorisë kundër krerëve të UÇK-së.

“Akuzat e bëra nga (redaktuar) kundër (redaktuar) në deklaratën e tij të dytë janë jashtëzakonisht serioze. Në zemër të rastit të Prokurorisë në dukje është një ndërmjetësues i besueshëm, i cili ka udhëzuar një dëshmitar të dalë me gënjeshtra, në të cilat Prokuroria është mbështetur dhe i ka përsëritur publikisht në dëm të të akuzuarve. Akuza të tilla janë potencialisht katastrofike për integritetin e rastit të Prokurorisë, duke marrë parasysh shtrirjen e kontakteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me (redaktuar). Çdo prokuror etik do të kishte kuptuar menjëherë pas marrjes së atij kontakti të dytë me (redaktuar) cilat mund të ishin implikimet për rastin e tij dhe do të kishte ndërmarrë menjëherë hapa për të hetuar shkallën e kontaminimit”, është thënë në shkresën e avokatit të Kadri Veselit.

Shkresën e plotë mund ta lexoni: KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uruguai dhe Koreja e Jugut nuk kanë shkuar më shumë…