Skandal, testet e Serbisë për Covid erdhën me makinën e Marko Gjuriqit

20 prill 2020 | 10:09

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në Klan Kosova ka folur sot për situatën politike të krijuar pas rrëzimit të qeverisë dhe pandemisë me Covid-19. Ai e ka komentuar pranimin e 1 000 testeve nga Serbia, të cilin e ka quajtur grackë të Serbisë për të rënë Kosova. Ndërkaq, përgjigjen e kryeministrit Albin Kurti për pranimin e këtyre testeve e ka quajtur skandaloze. “Skandali tjetër është përgjigjja e kryeministrit, i cili tha se nuk e di se si kanë hyrë këto donacione. Mbrëmë doli skandali i tretë se këto donacione kanë hyrë me anë të makinës së Marko Gjuriqit”, ka thënë Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të marrë pjesë në…