Skandalet e qeverisë, Haradinaj kërkon mobilizim për largimin e Kurtit nga pushteti

18 gusht 2023 | 15:40

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe të biznesmenit Ridvan Muharremi.

Haradinaj, ka thënë se degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar mobilizimin e të gjithëve për largimin e qeverisë Kurti nga pushteti.

“Përderisa kaq shumë zyrtarë qeveritar dhe persona të afërt me qeverinë e partinë në pushtet, janë të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet, të padëgjuara më parë në Kosovë, atëherë akuzat drejtohen vetëm në një adresë.  Koka dhe udhëheqësi i tyre, është pikërisht ai që i ka angazhuar dhe i ka veshur me pushtet e përgjegjësi, kryeministri i vendit dhe kryetari i LV-së, Albin Kurti.  Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë për pushtet, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, e që nuk dorëhiqet, obligohet mobilizimi i të gjithë atyre që e dojnë atdheun dhe që përfaqësojnë interesat e vendit dhe qytetarëve, pa dallime partiake.  Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshorti i saj i tretë, trajneri 29 vjeçar, Sam Asghari,…