Skandali Gjicit “çon” kuksianët sërish në votime, zbulohet data e zgjedhjeve
Në Rrogozhinë dhe Kukës pritet të mbahen sërish zgjedhje për bashkitë. Kolegji Zgjedhor vendosi pak javë më parë përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, pas shkeljeve të gjetura në kutitë e votime të 14 majit.
Kujtojmë se në 14 maj u shpall fitues kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, i cili mori 5129 vota, kundrejt 5108 votave që mori kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
KQZ ka vendosur datën 23 korrik për zhvillimin e procesit zgjedhor në Rrogozhinë, me të njëjtët kandidatë, Edison Memolla dhe Shkëqim Hoxha.
Ndërsa në Kukës shkak për përsëritjen e zgjedhjeve të 14 majit është seks skandali i ish-kryebashkiakut, Safet Gjici.
Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit nuk do të kenë kandidatët e mëpasrhëm, pasi ripërsëritja e tyre nuk ndodh për shkak të parregullsive të vërejtura gjatë procesit zgjedhor të 14 majit, por prej dorëheqjes së Safet Gjicit, prej skandalit intim dhe ku mbetet vakant posti i kryetarit e ku vetë atij nuk i jepet mundësia e rikandidimit.
Kushtetuta e përcakton qartë që ndryshe nga rasti i Rrogozhinës ku datën e vendoste KQZ-ja, në Kukës datën e zgjedhjeve në kushtet e dorëheqjes e përcakton presidenti. Si rrjedhojë, presidenti duhet të nxjerr dekretin e datës së re të zgjedhjeve për bashkinë kukës të detyruar nga Kodi zgjedhor që periudha të jetë në vjeshtë.
Data më e afërt është 15 tetori, por Kodi përcakton që zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen brenda periudhës nga 15 tetori deri në 15 nëntor, ndaj vendimi tashmë është në dorën e presidentit.