Skandali i ambasadorit Berishaj, PSD-ja me aksion për ‘pastrimin e parave’ para Qeverisë

27 prill 2022 | 14:29

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para ndërtesës së Qeverisë, me ç’rast kanë dërguar tri lavatriqe të mbushura me para, që simbolizojnë pastrimin e parave.

Zyrtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni ka thënë se ky aktivitet e ka për qëllim paraqitjen figurative lidhur me raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

“Ky aktivitet ka për qëllim ta paraqes në mënyrë figurative çka po ndodhë javën e fundit, d.m.th aktivitetin e shpëlarjes së parave që po ndodhë në Republikën e Kosovës. Po bëhen një javë prej se ka plasur skandali me ambasadorin e Kosovës në Kroaci. Krejt pyesin, flasin vetëm institucionet dhe eprorët e institucioneve po heshtin. Ambasadori Martin Berishaj e ka hapur një xhirollogari në Mal të Zi me vetëm veten e tij punëtor dhe hopa 600 mijë euro tërheqje. Paret në dorë e pastaj në strajcë. Prejardhja e pareve është Beogradi”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Chelseat, Romelu Lukaku dëshiron të largohet nga klubi…