Skandali i Gjokoviqit, Federata e Tenisit të Kosovës do të bëjë ankesë në ITF

24 nëntor 2023 | 11:34

Federata e Tenisit e Kosovës e ka dënuar fuqishëm provokimin e radhës nga tenisti serb Novak Gjokoviq.

Kjo pasi në prezantimin e ekipit të Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror të Tenisit, u lëshuan këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës.

“Është për keqardhje që provokime të tilla me këngë e veprime nacionaliste po ndodhin nëpër ngjarje të mëdha sportive e sidomos në Davis Cup që është edhe Kampionati Botëror i Tenisit. ITF – Federata Ndërkombëtare e Tenisit si organizatore e kësaj gare është përgjegjëse dhe bashkëfajtore për këtë provokim të radhës ndaj shtetit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Federata e Tenisit paralajmëroi se do të bëjë ankesë në Federatën Ndërkombëtare, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e institucione të tjera relevante.

 

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se është publikuar ditën e djeshme, "Frymë" ka mundur…