Skandali i kurdisjeve shpërthen në Belgjikë
Në Belgjikë ka shpërthyer një skandal i vërtetë i kurdisjeve, me klubet më të rëndësishme në vend të përfshira, ndërsa është vënë në pranga trajneri i skuadrës së Brugges. Të inkriminuar janë disa nga klubet e Superligës belge, përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League.
Policia belge ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve të dyshuara. Mes tyre jo pak, por pikërisht klubet e renditura në kreun e klasifikimit si Genk, Anderlecht, Club Brugge dhe Standart Liege. Me pak fjalë, incidenti për kurdisjen e ndeshjeve janë reale, me prokurorinë që ka nisur menjëherë hetimet për kurdisje, korrupsion dhe riciklim parash. Sipas burimeve belge, është arrestuar një prej figurave të rëndësishme të futbollit vendës siç përkon të jetë trajneri kroat i Brugge, Ivan Leko, i cili është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij.
Duke konfirmuar kështu aludimet paraprake të medieve. Mbi këtë rast është prononcuar edhe presidenti i klubit Bart Verhaeghe, i cili deklaron se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se e vërteta do të dalë duke ndarë të pafajshmit nga të fajshmit.