Skandali i Ministrisë së Jashtme: Raportohet se kanë humbur 400 pasaporta të mërgimtarëve gjatë transportit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka ndërprerë kontratën me firmën “AL DUSHI SH.P.K” pasi kjo e fundit s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara.
Në arsyetimin e MPJD-së për shkëputje të kontratës janë numëruar një numër parregullsish, përfshirë edhe dëmtimin e disa zarfeve me dokumentacione.
Gjithashtu përmendet edhe fakti që 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për lirim/fitim shtetësie s’kanë arritur në destinacione.
Për pasaportat që evidentohen në këtë dokument të MPJD-së si dokumentacion që s’ka arritur ende në adresat e destinuara, gazeta “Metro” raporton se të njëjtat kanë humbur.
Këto mbi 400 pasaporta kishin pasur destinim 12 vende të huaja ku jetojnë shtetasit kosovarë.