Skandali i Onkologjikut, SPAK nis hetimin pasuror

22 korrik 2024 | 11:21

SPAK ka nisur hetim pasuror për mjekët e Onkologjikut Edmond Gashi, Alketa Pere, nëndrejtoresha Brikena Qirjazi dhe katër zyrtarët e tjerë që ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie për skandalin te spitali Onkologjik.

SPAK ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e Onkologjikut.

Më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi se mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikonat e K-Pop-it TOMORROW X TOGETHER kontribuan në realizimin e…