Skandali i rezervave shtetërore: Ridvan Muharremi po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Ridvan Muharremi i njohur si “Ridi” po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Rasti ndërlidhet me rezervën shtetërore.
Muharremi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit. Lajmin e ka konfirmuar për “Nacionalen”, avokati i “Ridit”, Mahmut Halimi.
“Po, për rastin e rezervës. Në cilësinë e të dyshuarit është, tash te këqyrim çka po thotë Prokurori”, ka thënë Halimi.
Muharremi njihet si pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, dhe gjithashtu i afërt me kryeministrin Kurti. Madje, lokalin e Ridit, Kurti e kishte vizituar edhe me emisarin Miroslav Lajçak.
“Nacionale” kishte raportuar për një sasi të madhe të grurit, vajit e sheqerit, që ishte paguar për rezervë shtetërore, por mall i cili nuk kishte ardhur asnjëherë.
Pavarësisht se rezerva kishte qenë temë e klasifikuar si sekret, me të ishte marrë edhe pronari i Bukë e Zemër, Ridvan Muharremi.
Për këtë temë, muaj më parë ishte intervistuar edhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“