Skandali me shkrimin e Slobodna Bosna, Boletini jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së

17 gusht 2024 | 16:14

Besnik Boletni ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dorëheqja lidhte me skandalin e shkrimit të Slobodna Bosna, i cili ishte publikuar pa e verifikuar në RTK.

“Sot gjatë mbledhjes së bordit, kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së. Përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive. Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania turistike “Fibula Travel”, po e vazhdon sezone turistike bregdetare…