Skandali në Olimpiadë, italiania tërhiqet pas 46 sekondash përballë rivales transgjinore

01 gusht 2024 | 16:40

Lojërat Olimpike të Parisit janë prodhuar polemika, ku së fundmi në boksin e femrave.Ditët e fundit është përfolur shumë për pjesëmarrjen e Imane Khelif dhe Lin Yu-ting në Paris, duke u bërë objekt kritikash në rrjetet sociale.

Të dyja boksieret u skualifikuan nga Kupa e Botës 2023 për shkak të kromozomeve XY (siç i kanë burrat), kur femrat duhet të kenë dy kromozome X.

Imane Khelif kishte marrë kritika nga Italia para ndeshjes, pasi e konsideronin atë si “trans”, dhe e shihnin vendimin që ajo mund të merrte si të padrejtë.

Pas ndeshjes së saj ndaj Angela Carinit, kritikat kanë vijuar edhe më shumë, pasi pas 46 sekondash italiania tha mjaft dhe u dorëzua dhe më pas shpërtheu në lot.

Dueli nisi me një goditje brutale me të djathtën të algjerianes, e cila tashmë i shkaktoi një problem me kokoren mbrojtëse të Carinit. Pak sekonda më pas ajo braktisi ndeshjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar…