“Skandali” në Oscars, Will Smith shfaqet i buzëqeshur në daljen e tij të parë publike

24 prill 2022 | 10:54

Aktori Will Smith ka qenë në qendër të vëmendjes pas shuplakës së bujshme në ndarjen e çmimeve Oscar ndaj, Chris Rock.
Për herë të parë, aktori ka bërë daljen e tij të parë publike pas atij incidenti. Smith ka udhëtuar drejt qytetit të Mumbai, në  Indi. Aktori shfaqet i buzëqeshur dhe nuk ka nguruar që të shkrepi disa fotografi me fansat e tij. Ende nuk është e bërë e ditur arsyeja e vizitës së Smith në Indi nëse ka shkuar me pushime apo çështje pune.

Kujtojmë se Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit vendosi që t’i ndalojë Will Smith pjesëmarrjen në ndarjen e Çmimit Oscar dhe në ngjarje të tjera të Akademisë për dhjetë vjet. Po ashtu shumë projekte filmike që aktori kishte planifikuar të realizonte janë lënë përgjysmë dhe shumë prej tyre janë anuluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bosnjë e Hercegovina është goditur sërish mëngjesin e sotëm nga…