Skandaloze: Eurodeputeti francez e quan UÇK-në organizatë terroriste
Eurodeputeti francez, Nicolas Bay, ka bërë një deklaratë skandaloze, duke i cilësuar shqiptarët dhe UÇK-në, si organizatë terroriste.
Ai këtë deklaratë skandaloze e bërë në “Twitter”, ku bashkëngjitur saj ka postuar edhe një foto me disa serbë, të cilët, Bay, i ka cilësuar si heronj të popullit serb.
“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta ‘mbajtur’ këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar Bay.
Përveç kësaj, ai ka vazhduar me postimet, duke gënjyer se kinse në Kosovë ka filluar një operacion i gjerë policor, qëllimi i të cilit, sipas eurodeputetit francez, është frikësimi i serbëve.
“Ne ishim ende para disa orësh në Mitrovicë ku sapo ka filluar një operacion i gjerë policor, qëllimi i të cilit është të frikësojë serbët, të pengojë lirinë e tyre të lëvizjes, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë”, ka shpifur eurodeputeti francez.
Bay ka shkuar edhe më larg, ku serbët i ka cilësuar si mburojë e qytetërimit evropian.
“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, ka shkruar Bay.
En 1999, ces hommes se sont battus jour et nuit, au péril de leur vie, pour « tenir » ce pont de Mitrovica et empêcher les terroristes albanais de l’UCK d’envahir le nord Kosovo.
Ils sont des héros du peuple serbe. pic.twitter.com/EC5gyXWTZQ
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 28, 2022
Ici, sur le pont de Mitrovica, les serbes chrétiens ont défendu leur territoire face aux attaques des terroristes Albanais de l’UCK.
Ils ont été le rempart de notre civilisation européenne. pic.twitter.com/IW9z200m9I
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 28, 2022
🔴 Nous étions il y a quelques heures encore à Mitrovica où une vaste opération de police vient de débuter dont l’objectif est d’intimider les serbes, d’entraver leur liberté de circulation, en particulier entre le Kosovo et le reste de la Serbie. https://t.co/Kt48R3KWyM
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 28, 2022