Skandaloze: Ja në çfarë gjendje ruhen produktet farmaceutike në Kosovë (video/foto)

22 dhjetor 2021 | 13:42

Në bodrumin  e objektit të “Rilindjes” është e vendosur magazina për ruajtjen e produkteve farmaceutike të Kosovës.

Në disa fotografi edhe një video që ka siguruar gazeta “Epoka e re” këto produkte ruhen në një ambient aspak dinjitoz, i cili nuk i plotëson as kushtet minimale  për ruajtjen e tyre.

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, javën e kaluar kur është miratuar buxheti i shtetit për vitin 2022 ka propozuar një amendament për ndërtimin e  “Depos qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë për ruajtjen e barnave/ produkteve dhe pajisjeve dhe produkteve medicinale”.

Pavarësisht, arsyetimit që ka dhënë deputeti Shabani, ky amendament nuk ka marrë përkrahjen e shumicës parlamentare.

Deputeti Shabani ka thënë se edhe Inspektorati Farmaceutik ka vlerësuar se bodrumi ku janë të vendosura produktet farmaceutike nuk i plotëson kushtet për ruajtjen e tyre.

No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.No description available.

No description available.Isak Shabani - Biografia dhe Vlerësimet - Metriku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prizreni më 1931 Agron Shala Cilat janë ngjarjet që kanë…