
Skandaloze: Kombibusi i mbushur me plotë punëtorë, rrezikohen të infektohen me Covid-19
13 maj 2020
| 18:46
Një kombibus i mbushur përplot me punëtorë është parë sot në rrugët e Prishtinës, konkretisht të semaforët e Mensës së Studentëve. Në një video të dërguar nga një lexues i gazetës “Epoka e re”, shihet se në këtë automjet – kombibus punëtorët rrezikohen të infektohen me Covid-19 pasi disa punëtorë shihen edhe në këmbë. Nga kjo video shihet se nuk respektohet distanca kur në këtë kohë pandemie rreziku i shpërndarjes së Covid-19 është çdoherë i pranishëm dhe mund të rrezikojë jetërat e njerëzve.
A. MAVRAJ/ Epoka e re/