Skandaloze: Përdhoset emblema e UÇK-së në Ministrinë e Drejtësisë, vendoset mbi shole (video)

13 dhjetor 2024 | 22:07

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar në “Facebook” pamje skandaloze, që sipas tij, tregojnë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vendosur mbi një shole në tualetin e Ministrisë së Drejtësisë.

Mehmetaj ka thënë se pamja është në katin ku ndodhet zyra e kabinetit të ministries.

“Në këtë video, ku siç po shihet, është e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e kabinetit, në WC-në “923/A” është vendosur mbi shole/guacë emblema e UÇK-së. Ajo ka qëndruar së paku deri të premten e kaluar aty. Videoja është realizuar në nëntor. Përdhosja e simboleve kombëtare është e dënueshme me ligjin e Kosovës. Përdhosja e emblemës së UÇK-së është e dënueshme nga populli i Kosovës”, ka shkruar Mehmetaj.

Postimi i gazetarit Mehmetaj:

Çfarë skandali: Emblema e UÇK-së e vendosur mbi shole/guacë në WC-në e Ministrisë së Drejtësisë, në katin e kabinetit të ministres.

Në këtë video, ku siç po shihet, është e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e kabinetit, në WC-në “923/A” është vendosur mbi shole/guacë emblema e UÇK-së.

Ajo ka qëndruar së paku deri të premten e kaluar aty. Videoja është realizuar në nëntor.

Përdhosja e simboleve kombëtare është e dënueshme me ligjin e Kosovës.

Përdhosja e emblemës së UÇK-së është e dënueshme nga populli i Kosovës.

Ftoj policinë dhe prokurorinë të bëjnë hetime, sepse aty kamera ka, për të kuptuar kush e ka vendosur dhe kush e ka mbajtur aty?

Ftoj ministren të jap sqarim, përse është lënë emblema e UÇK-së aty dhe përse nuk e ka larguar (së paku deri të premten e kaluar).

Nëse policisë i duhet vidoja që e posedoj dhe fotot, jam i lumtur t’ua jap menjëherë.

Sqarimi për këtë skandal është obligativ dhe sa më i shpejtë.

Turpi ju mbuloftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala është…