Skandaloze: Presidenca e prezanton Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit

04 shkurt 2024 | 13:33

Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës e ka një rubrikë ku janë të publikuar emrat e ish-presidentëve të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe emri i Jakup Krasniqit si ish-ushtrues i detyrës së presidentit.

Megjithatë, çudit fakti se në biografinë e Jakup Krasniqit, në faqen e Presidencës, theksohet qysh në fillim se ai ishte arrestuar nga Gjykata Speciale.

“Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc  të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës”, është thënë në faqen e Presidencës.

E njëjta nuk ka ndodhur edhe me ish-presidentin Thaçi, të cilit nuk i figurojnë akuzat e Dhomave të Specializuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe,…