Skandinavët erdhën në Britaninë e Madhe përpara anglo-saksonëve dhe vikingëve

03 janar 2025 | 08:43

Studiuesit, duke analizuar gjenetikën e një romaku të lashtë të varrosur në York të Britanisë së Madhe, kanë zbuluar se njerëzit me prejardhje skandinave ndodheshin në zonën e Britanisë së sotme shumë përpara anglosaksonëve apo vikingëve.

Konkretisht, studiuesit që analizuan një burrë, për të cilin mendohej se ishte ushtar romak ose ndoshta edhe gladiator, dhe që jetonte mes shekujve II dhe IV, zbuluan se 25 për qind e prejardhjes së tij ishte nga Skandinavia.

Zbulimi është pjesë e një studimi të madh me një qasje të re në analizimin e ADN-së së lashtë, duke ofruar një këndvështrim të ri mbi migrimet nëpër Evropë gjatë mijëvjeçarit të parë.

Përparimet në nxjerrjen dhe analizën e ADN-së kanë mundësuar hulumtime mbi grupe të ndryshme, siç janë neandertalët apo njerëzit modernë, shkruan theguardian.

Megjithatë, qasja e re është më sfiduese kur analizohen grupe gjenetikisht të ngjashme, si ato që kanë jetuar në pjesë të ndryshme të Evropës gjatë mijëvjeçarit të parë.

Studiuesit kanë arritur gjithashtu të mësojnë më shumë rreth migrimeve të grupeve gjermane në fillim të mijëvjeçarit të parë, duke zbuluar të paktën dy valë migrimesh nga Gjermania Veriore ose Skandinavia drejt Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Lindore. Por, studiuesit u befasuan kur gjetën dëshmi të një migrimi të mëvonshëm në drejtim të kundërt.

Studimi trajtoi edhe migrimet e vikingëve nga zona e Skandinavisë, duke zbuluar se shumë individë, të gjetur në dy varreza masive nga epoka vikinge në Britani, kishin përbërje gjenetike tipike për njerëzit në jug të Skandinavisë gjatë asaj periudhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazi rus nuk po rrjedh më në vendet e Bashkimit…