S’kanë fund problemet! Britaniku që braktisi familjen për refugjaten ukrainase: Kisha punë 2000 paund në javë, tani në kushte mbijetese

17 korrik 2022 | 10:57

Burri britanik që u dashurua brenda 10 ditësh me refugjaten ukrainase që e mori në shtëpi për ta ndihmuar, tani është në kushtet e mbijetesës. Tony Garnett la partneren prej disa vitesh dhe nënën e dy fëmijëve për të jetur me 22-vjeçare, Sofiia Karkadym.
Kjo e fundit arriti para disa muajsh në shtëpinë e çiftit në Bradford, Wes Yorkshire. Ajo u largua nga qyteti i Lviv, i cili ishte nën sulm nga trupat e presidentit rus, Vladimir Putin.
Tony e mori të renë nga aeroporti i Mançesterit më 4 maj edhe pse partnerja e tij, Lorna, nuk ishte shumë dakord. E pikërisht 10 ditë pasi ajo ishte transferuar në shtëpinë e çiftit, burri u mahnit nga ukrainasja.
Por tani duket se ata po kalojnë ditë të vështira, pasi Tony ka humbur punën dhe thuhet se kanë ndikuar edhe shkrimet e shumta në media rreth marrëdhënies së tyre.

“Dua që tu tregoj njerëzve se nuk jam kërkues për përfitimet e qeverisë, e di se çfarë është e drejtë. Dikur kam pasur një biznes shumë të suksesshëm. I jam përkushtuar atij, disa javë kam vënë mbi 80 orë në javë në të”, tha ai për “Daily Star”.

Tony tha se drejtonte një firmë sigurie që kishte kontrata NHS. Por tani ai shprehet se këtë biznes e humbi për shkak të paraqitjes së gazetarëve dhe paparacëve në vendin e tij të punës, duke shqetësuar zyrtarët e shërbimit shëndetësor.


“Përsëri po punoj, e dërgoj stafin në dyert e pub-eve de klubeve, por nuk fitoj më 2 mijë paund në javë. Tani gazetarët mundohen të më gjejnë përmes stafit tim, pasi i kam mbyllur rrjetet e mia sociale”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DJ PM, Dagz, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu sot kanë…