S’kanë të ndalur problemet për Real Madridin
09 janar 2019
| 16:30
Një tjetër problem është shfaqur për Real Madridin. Pas lëndimit të Gareth Bale dhe rezultateve aspak të mira në ndeshjet e fundit, kanë marrë një tjetër lajm aspak të mirë.
Bëhet fjalë për portierin Thibaut Courtois. Portieri belg ka pësuar një lëndim në humbjen e fundit 0-2 nga Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”.
26-vjeçari pritet të mbetet jashtë fushave dhjetë ditë deri në dy javë, përcjell lajmi.net.
Courtois ka qenë titullar i padiskutuar te Real Madrid që nga transferimi nga Chelsea, duke i zënë vendin Keylor Navas, i cili tashmë do të ketë një mundësi të mirë të dëshmojë cilësitë.