Skatebordi e shpëton 13-vjeçarin nga rrufeja
17 gusht 2018
| 10:49
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një 13-vjeçar i ka mbijetuar për mrekulli goditjes vdekjeprurëse të një rrufeje, sepse në dorë mbante një skatebord.
Josia Wiedman po luante me një shok kur mbi të u shkarkua rrufeja. Ai u mbrojt nga forca e plotë e valës elektrike sepse kornizat metalike të skateboardit e shkarkuan energjinë e lëshuar në tokë.