Skela, shok skuadre me Ballackun
26 dhjetor 2017
| 10:37
Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Ervin Skela, do të paraqitet më 13 janar në fushë në një ndeshje humanitare.
Më 13 janar të vitit që po vjen (2018) do të zhvillohet një turne për të ndihmuar ekipin e Chemnitzerit, i cili është në krizë të madhe financiare. Në këtë turne ish-fantazisti kuqezi, Ervin Skela, do të jetë shok skuadre me yllin gjerman Michael Ballack.
Turneu do të jetë i ndarë në dy grupe. Klubi gjerman raporton se deri tani janë shitur rreth 2 000 bileta, ku çmimet e biletave kushtojnë nga 10 deri në 30 euro. Skela famën më të madhe e ka arritur me skuadrën Eitracht Frankfurt me të cilën luajti në Bundesligë.