Skemat pensionale të financuara nga shteti, GLPS letër publike drejtuar deputetëve

27 korrik 2023 | 15:21

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është drejtuar me letër publike deputetëve të kuvendit, lidhur me ndryshimin e ligjit nr. 04/l-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti.

GLPS ka reaguar për siç thonë shkeljen e vazhdueshme që i bëhet pensionistëve, përkitazi me detyrimin për t’u lajmëruar fizikisht se janë gjallë në mënyrë që të marrin pensionin e tyre.

GLPS bën thirrje që një amandamentim i tillë të konsiderohet me prioritet dhe të përfshihet gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, duke marrë parasysh natyrën urgjente që ngërthen kjo çështje, sepse këtu kemi të bëjmë me shkeljen më fundamentale të mundshme, atë së të drejtave të njeriut, dhe për më tepër, shkelje që po vazhdon për vite me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i ri i Interit, Lautaro Martinez ka bërë më…